Telegrafi

Njihuni me kroatin që “e mashtroi vdekjen” shtatë herë

Frane Selak, një burrë i moshuar kroat, njihet në mbarë botën si njeriu më me fat në botë.

Ato që ka ndodhur me të kanë qenë më shumë si skenare filmash, kryesisht të pabesueshme.

Megjithatë, Selak beson se realiteti është shumë më i çuditshëm se çdo gjë që mund të ofrojë industria e filmit.

Ky njeri ka lindur në vitin 1929 në Kroaci, përcjell Telegrafi.

Si mësues muzike, ai kishte një jetë krejt të zakonshme. Por, kjo vlente deri në një udhëtim tragjik me autobus dhe tren që filloi një zinxhir të gjatë ngjarjesh.

“Arratisjet e tij nga vdekja” filluan në vitin 1957, kur ai u zhyt në lumë me autobus.

Më pas shpëtoi kur treni i tij doli nga shinat dhe u përplas, u largua jo nga një, por nga dy vetura që shpërthyen, i mbijetoi një aksidenti me aeroplan, i shpëtoi një goditjeje me autobus, dhe për ta vërtetuar që ai ishte njeri me fat, Selak fitoi rreth 1 milion dollarë në një lotari.

Bëhet e ditur se me ato para ai bleu një shtëpi luksoze, të cilën e shiti në vitin 2010 kur edhe iu kthye një jete modeste me gruan e tij. /Telegrafi/