Një entuziaste e veturave tregon koleksionin e saj epik, duke përfshirë një Toyota prej 1.5 milionë dollarësh.
Jane Weitzmann, 70 vjeçe, i është dashur të ndërtojë një garazh të madh që mban automjetet që ajo ka kaluar jetën e saj duke i mbledhur, ku përfshihen motoçikleta dhe vetura.
Ajo krenohet me automjetet në koleksionin e saj, duke përfshirë një Toyota 2000GT, një Vanwall klasik të vetëm dhe një Ford GTD 40.
Dhe ajo nuk ka plan të heqë dorë nga veturat e saj, pasi ka zbuluar se i vozit të gjitha rregullisht, përcjell Telegrafi.
“Burri im i ndjerë i donte veturat, unë i kam mbledhur ato pothuajse gjatë gjithë jetës sime”, tha Jane.
Kur bëhet fjalë për koleksionin e saj klasik, Jane tha se vetura e saj e preferuar për të vozitur është Ford F 150 i vitit 1999.
Në total, Jane ka 50 automjete dhe 40 prej tyre janë vetura. /Telegrafi/