Në falënderim të mbështetjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, një djalë nga Prishtina, që kishte lindur në vitin 1999, mban emrin e tij.
20-vjeçari nga Prishtina mban emrin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Disa fëmijë të Kosovës e kishin rrethuar presidentin amerikan, Bill Clinton, gjatë vizitës që ky u bëri në kampin e Bllacës, në vitin 1999.
Po këtë vit kishte lindur edhe Klintoni i Kosovës.
Klinton Popova nga Komuna e Prishtinës thotë se e mban me krenari këtë emër të cilin ia ka vënë babai i tij, në shenjë falënderimi për presidentin amerikan, Bill Clinton.
“Prindi ka pas dëshirë të më vendos këtë emër për shkak të personalitetit të Bill Clinton-it. Normalisht që ndjehem mirë dhe jam shumë i kënaqur që kam emrin Klinton” tregon për RTV Dukagjinin, Klinton Popova.
Clintoni, tani 20 vjeçar thotë se asnjëherë nuk i ka sjellur problem emri i tij, përkundrazi ka marr vetëm lëvdata.
“As në shkollë më herët e as në punë tash nuk kam pasur ndonjë problem me emrin. Kudo që shkoj ose më lavdërojnë ose më thonë: Hallall i qoftë atij që ta ka vendos këtë emër”, tha më tej Klinton Popova.
Ani pse nuk e ka takuar asnjëherë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ai thotë se me dëshirë do ta bënte këtë po t’i jepet rasti./Telegrafi/