Site icon Telegrafi

Njihuni me kirurgen 90-vjeçe, e cila gjatë karrierës 68-vjeçare ka kryer 10 mijë operacione (Foto)

Kirurgia më e vjetër në Rusi, e cila këtë vit mbush 90 vjet ka kryer 10 mijë operacione, thotë se nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Alla Ilyinichna Levushkina 89-vjeçe, e cila për më shumë se 68 vite punon me brisk në dorë, thotë se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga profesioni i saj, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se vazhdon të kryej nga katër operacione në ditë në një spital në qytetin Ryazan afër Moskës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse e gjatë vetëm 150 centimetra, ajo gjithmonë bën të pamundurën që të sigurohet se mund të arrijë të prek çdo pjesë të pacientit.

89-vjeçarja ka punuar për më shumë se 30 vite si kirurge nëpër terrene malore të Rusisë, ku udhëtohej vetëm me helikopterë.

Por tani ajo është rikthyer në qytetin e lindjes Ryazan ku edhe u shkollua, dhe po vazhdon të kryej profesionin e saj më plotë dashuri.

“Të qenit mjek nuk është vetëm një profesion por edhe një mënyrë e jetesës”, ka deklaruar ajo kur është pyetur se pse nuk është pensionuar, transmeton Telegrafi.

“Nëse heqi dorë nga puna, kush do t’i kryej operacionet?”

Mosha e saj në profesionin që e ushtron ka pasur raste kur i ka shkaktuar probleme, pasi shumë pacientë ishin skeptikë nëse do të duhej të futeshin në duart e saj.

Por në momentin që e kuptonin se ajo është shumë e sigurt në punën që e bën, atëherë gjithçka ndryshonte.

Ajo do të mbush 90 vjet më 5 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version