Telegrafi

Njihuni me kinezin 12-vjeq që e gjithë bota po e duartroket, që gjashtë vite bartë në shpinë shokun e palëvizshëm – e dërgon në shkollë për të mos e humbur mësimin (Video)

Djaloshi nga Kina, Zhu Bingiang, 12-vjeç, ka habitur gjithë botën kur me shpejtësi të madhe u shpërnda lajmi se tash e gjashtë vite ai bartë në shpinë shokun e tij Zhang Zhea.

Qoftë mot me shi, borë apo me temperatura të larta, ky fakt për asnjë moment nuk e dekurajon Zhu që ta bartë në shpinë deri në shkollë shokun e tij. Dyshja janë të pandarë që nga klasa e parë, transmeton Telegrafi.

Zhan Zhe vuan nga një sëmundje e rrallë që i pamundëson atij të kontrolloj muskujt dhe të ecë pa ndihmën e dikujt. E për suksesin që po e arrin në jetë, thotë se e falënderon shokun e klasës që për asnjë moment nuk e ka lënë vetëm.

“Zhu Bingiang është shoku im më i mirë. Çdo ditë shoqërohemi, luajmë e mësojmë së bashku. E falënderoj që përkujdeset për mua”, ka deklaruar ai.

Por, edhe nuk e ka të lehtë ta bëjë një gjë të tillë ,Zhu thotë se nuk e ka ndërmend ta lë shokun e tij të ngujuar në shtëpi dhe pa mësim.

“Unë jam më i madh se ai. Mendova se nëse unë nuk e ndihmoj, askush tjetër nuk do ta bëjë. Unë i kam më shumë se 40 kilogramë, kur ai peshon rreth 25 kilogramë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq e ëma e Zhu nuk ka qenë në dijeni për gjestin human të birit, derisa nuk i treguan nxënësit e tjerë. Ajo thotë se e gjithë shkolla mburret me dyshen.

“Zhu gjatë gjithë këtyre viteve nuk është ankuar asnjëherë. Ai është model për të tjerët”, kanë deklaruar bashkëmoshatarët e tyre. /Telegrafi/