Telegrafi

Njihuni me Kim Lumelius që me karrocë të invalidëve vizitoi çdo cep të botës

Kim Lumelius është na karrocën e invalidëve tash e 20 vite, por kjo nuk e ndali atë të hulumtojë botën.

Lumelius vazhdimisht udhëton, pavarësisht barrierave të shumta, e të njëjtën kohë ka një bllog me të cilin inkurajon personat e tjerë më invaliditet dhe i këshillon sesi duhet realizuar ëndrrat e tyre sa i përket udhëtimeve, transmeton Telegrafi.

“Është pasioni im që kur e mbaj në mend veten. Më herët kam udhëtuar me kumbarin dhe më pëlqen të njoh njerëz tjetër, kultura e shtete”, thotë Lumelius në videon e publikuar nga Deutsche Welle.

Bllogerja e udhëpërshkrimeve ka një sëmundje të muskujve, por ajo nuk e lejoi veten që kjo ta ndalë në realizimin e qëllimeve. Thotë se formula e suksesit qëndron “tek planifikimi i vëmendshëm”.

Duke marrë parasysh se invaliditeti i saj kërkon kushte dhe trajtim të veçantë, ajo theksoi se më herët duhet të sigurohet që gjithçka do të jetë në rregull.

“Kur është fjala për akomodim, duhet të kujdesem që të mos ketë barriera, të kem ku të mbahem në tualet apo në dush kabinë. Asgjë nuk më duhet nëse detyrohem të kalojë përmes shkallëve që të futem në vaskë. Për këtë planifikoj me vëmendje gjërat më herët”, shtoi ajo. /Telegrafi/