Site icon Telegrafi

Njihuni me këtë “bishë deti”, një Mercedes-AMG që lëvizë me shpejtësi deri në 145 km/orë

Mercedes-Benz është gjithashtu i pranishëm në ujë, në formën e një varke që përputhet me çdo detaj me më të mirën që ofron AMG aktualisht në rrugë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Cigarette 41 Nighthawk AMG Black Series.

Në këtë rast, trupi jashtëzakonisht i zgjatur mundësohet nga motorët jashtë.

Këta janë motorë Mercury Racing 450 R, pra 4.6 njësi V8, secila prej të cilave zhvillon 336 kW/457 hp të fuqisë maksimale.

Dhe janë pesë në total, që do të thotë 1678 kW/2,282 kf.

Prandaj, nuk duhet të jetë për t’u habitur që kjo anije arrin një shpejtësi maksimale prej 145 km/orë.

Dhe më e mira është se kjo “makinë uji” do ta arrijë këtë shpejtësi me një duzinë udhëtarësh, gjë që e bën atë me të vërtetë të veçantë në botën e detare.

Nga tiparet e veçanta vlen të përmendet materiali special Cigarette Cool që nuk thith nxehtësinë e diellit në hije të errëta dhe mbetet i këndshëm në prekje.

Sidoqoftë, së paku deri më tani, çmimi është i panjohur, por pritet që të mos jetë i lirë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Q3u93CLpnY4

Exit mobile version