Site icon Telegrafi

Njihuni me kanadezen 24-vjeçe, e cila është femra e parë që është në krye të gardës që ruan pallatin mbretëror Buckingham (Foto/Video)

Kanadezja Megan Couto është femra e parë që do të jetë në krye të gardës që ruan pallatin mbretëror Buckingham, të mbretëreshës britaneze Elizabeth.

“Nuk është se nuk ndjej stres, por jam edhe nga pak e nervozuar”, ka deklaruar 24-vjeçarja Couto, para se të marshonte së bashku me ushtarët e saj, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se më e rëndësishme është të fokusohet në dhënien e komandave, e jo në atë nëse është femra e parë që është në krye të gardës që ruan pallatin mbretëror.

Kjo gardë është përgjegjëse për sigurinë e pallateve mbretërore, dhe është themeluar qysh në shekullin e 17-të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jjH4MDschbM

Exit mobile version