Telegrafi

Njihuni me kamarierin polak i cili ka vetëm një mision – konsumimin e birrave në çdo vend të botës – deri më tani i ka provuar 2.000 nga 40 shtete

Njihuni me burrin që ka vetëm një mision në jetë – të konsumojë sa më shumë bira.

Bëhet fjalë për kamarierin Kam Wojtow i cili ka për qëllim që të shijoj birrat më të mira në çdo vend të botës, transmeton Telegrafi.

Gjatë shtatë viteve të fundit ai ka shijuar mbi 2.000 lloje të birrave nga 40 vende të ndryshme.

Ky burrë nga Liverpooli i Anglisë thotë se do aq shumë birrën, sa që nuk po mund të përpiloj top pesëshen e më të mira.

Megjithatë thotë se të preferuara e tij janë Angolas (Poloni), Citra (Britani), Juicy IPA (Britania), Rothaus Schwazwald Maidle (Gjermani), Rothau Tannenzapfle (Gjermani) dhe Alfa King (SHBA).

Wojtow thotë se lokacionet e tij të preferuara për konsum birre janë Shri Lanka, Vietnami, Gjeorgia, Mali i Zi e Sllovenia.

E kur është pyetur nëse është i brengosur për mëlçinë e tij, 36-vjeçari me prejardhje nga Polonia, thotë se kujdeset mjaft që mos t’ia teproj shumë gjatë ditës.

Dy vite më parë, Kam hapi profilin në Instagram për të dokumentuar udhëtimet, si dhe hapi kanalin në YouTube për të eksploruar 100 birra nga 100 vende të ndryshme. /Telegrafi/