Telegrafi

Njihuni me Joan MacDonald: 73-vjeçarja fanatike e fitnesit

Shumë prej nesh mund të kërkojnë frymëzim për një jetë më të mirë – dhe për arritjen e trupit të përsosur.

Nëse nuk e keni gjetur ende frymëzimin, nuk keni pse të kërkoni më tej, sepse Joan MacDonald është inspirimi që ju nevojitet për të hequr qafe kilogramët shtesë.

Tre vjet më parë, Joan MacDonald vizitoi mjekun dhe i tha se shëndeti i saj po përkeqësohej me shpejtësi. MacDonald kishte në ilaçe të shumta për presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë.

MacDonald vendosi të bëjë disa ndryshime të mëdha në jetë. Ajo vendosi të ushtrojë dhe të hajë më shëndetshëm.

“E dija se duhej të bëja diçka ndryshe”, tha MacDonald. “E kisha parë nënën time të kalonte të njëjtën gjë, duke marrë ilaçe pas ilaçeve dhe nuk e dëshiroja atë jetë për vete”.

Gjatë tre viteve të fundit, MacDonald ka ndërtuar rutinën e saj aktuale të fitnesit, e cila përfshin të paktën pesë stërvitje në javë, seanca e saj zgjat rreth dy orë, por ajo shpjegoi se kjo është për shkak se ajo është “shumë e ngadaltë”.

Dy prej stërvitjeve të saj të përditshme përqendrohen në kardio – zakonisht biçikleta e palëvizshme ose vrapuesi – dhe tre të tjerët përfshijnë një përzierje të stërvitjes kardio dhe forcë, duke trajnuar grupe të ndryshme të muskujve çdo ditë. /Telegrafi/