Telegrafi

Njihuni me ish-marinsin amerikan, i cili për 17 vite jetoi në Mars duke mbrojtur qeniet njerëzore (Video)

 

Një ish-marins amerikan ka bërë një deklaratë interesante që ka shokuar opinionin botëror, duke thënë se ka qëndruar për më shumë se 17 vite në planetin Mars, dhe se ka luftuar me jashtëtokësorë për të mbrojtur qeniet njerëzore.

Randy Cramer, thotë se si ushtar amerikan ka shërbyer në forcat e mbrojtjes së Tokës, që rekrutojnë ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, transmeton Telegrafi.

Para kësaj, ka qenë marins në një qendër të veçantë për trajnim në Hënë, ku është stërvitur për pilotimin e anijeve kozmike. Trajnimin shtesë e ka kryer në satelitin e Saturnit, Titan.

Lexo po ashtu Njihuni me stjuardesën e cila zbuloi se çfarë ndodh në udhëtimet private me të pasurit (Foto)

Ai pretendon se atmosfera e Marsit është e përshtatshme për frymëmarrje, dhe se në Mars jetojnë dy lloje të specieve inteligjente por edhe mjaft agresive – zvarranikë dhe insekte.

Misioni i tij ka qenë mbrojtja e një grupi njerëzish nga sulmet e këtyre specieve agresive. Ai ka pranuar haptazi se këta zvarranikë janë “luftëtar të vjetër të një klani” por që nuk kanë tendencë të pushtimit por thjesht të mbrojnë territorin e vet.

Ai gjithashtu ka folur edhe për organizimin e ceremoninë së tij lamtumirëse para daljes në pension (që është zhvilluar në Hënë), ku kishte marrë pjesë Donald Rumsfeld, qw asokohe ishte Sekretari i Mbrojtjes. /Telegrafi/