I dyshuar për terrorizëm, Alehim Maliqi që mendohet se gjendet në Siri e që dyshohet se rekrutonte kosovarët tek ISIS-i, dikur ishte imam i xhamisë së Busavatës në Kamenicë. Por, imam i ri aty tash është Mervan Kqiku, që ka qasje tjetër të islamit tradicional. Madje, ai ka vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë.
“Athua arabët, a i kishin praktiku tirqit me i vesh a?”, thotë ai në një ligjëratë të tij para xhematit.
Gjatë të premtave, imami 21-vjeççar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam.
“Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotëa ai, raporton RTK, transmeton Telegrafi.
Imami flet edhe kundër organizatave terroriste, ndërsa thotë se lufta në Siri “ka heq do bërlloka nga Kosova”!
ME ardhjen e tij në këtë xhami, është shtuar xhemati, ndërsa banorët janë të lumtur me ligjëratat e tij.
Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga RTK. Ndërkaq, aktivitetin e hoxhës mund ta ndiqni në Facebook: KËTU. /Telegrafi/
Imami 21-vjeçar: Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla!
Posted by Telegrafi.com on Friday, March 11, 2016