“Herkuli” indian ka vendosur të hyjë në librin e rekordeve Guinness duke thyer rekorde në shumë fusha, përfshirë edhe më të frikshmen kur një veturë kalon sipër kokës së tij.
Amandeep Singh 34-vjeç, ka realizuar disa lëvizje tejet të rrezikshme me qëllimin e vetëm që të hyjë në librin e rekordeve Guinness, transmeton Telegrafi.
I njohur në vendlindjen e tij Indi si njeriu i çeliktë, Amandeep ka arritur t’i bartë me dhëmbë dy burra të varur në litar që së bashku peshonin mbi 150 kilogramë.
Por ky nuk ishte veprimi i tij i vetëm, Amandeep arriti të ndalojë 20 motoçikleta që ishin në lëvizje të cilat i kishte lidhur me një litar që e mbante në duar, derisa theu 53 shishe të birrave me dorë dhe goditej me çekan gjigant në testikuj.
I lindur në një fshat të vogël, Amandeep filloi të mësoi artet marciale qysh kur ishte 7-vjeç kurse sapo mbushi 10 u bë njëri prej djelmoshave më të fuqishëm të lagjes. Por ai edhe sot vazhdon të shfaq këto aftësi duke rrezikuar jetën. /Telegrafi/