Telegrafi

Njihuni me hidraulikun që fiton 240 mijë euro në vjet, i cili nuk punon në fundjavë (Foto)

Stephen Fry fiton 50 për qind më shumë se kryeministrja e Britanisë së Madhe, ka banesë në një prej zonave më të mira të Londrës, ndërsa pushon për çdo vit në resortet më luksoze në Maldive dhe Ishujt Kanarie.

Të gjitha këto duke zhbllokuar tualete, si dhe riparuar kroje që rrjedhin, transmeton Telegrafi.

Ky hidraulik është provë, që tregon se sa fitimprurës është ky profesion – teksa, pronarët që kanë emergjencë, nuk pyesin për pagesën kur duan t’i rregullojnë punët.

Për punën që bën, 34-vjeçari fiton 240 mijë euro në vit, ndërsa asnjëherë nuk punon në fundjavë.

Por, jo gjithmonë ka qenë kaq mirë për të birin e ndërtimtarit dhe mirëmbajtëses së super-marketit, që është rritur në shtëpi të dhënë për rastet sociale dhe u pushua nga puna kur i kishte 17 vjet.

Fry duke mësuar punonjësin e ri

Tani i vetëpunësuar, Fry punon çdo ditë prej orës tetë në mëngjes deri në gjashtë të pasdites, derisa të hënave dhe të martave, punon edhe pas orarit. Që i bie, se është i angazhuar 58 orë në jave.

“Nganjëherë shteroj. Jam më i paguari në kompani, por edhe më i lodhuri” ka thënë hidrauliku, për angazhimet e tij.

Gjatë orarit, ai pranon se nganjëherë gjen kohë për gjumë, ndërsa shpëtimin e gjen te kafeja dhe pijet energjetike.

“Pse të mos e provoj këtë profesion” ka thënë Fry, teksa kujtonte kohën kur miqtë i propozuan t’i hynte këtij biznesi, pasi ishte i papunë.

Shkathtësitë e tij dhe angazhimi i palodhur, kanë bërë që ai të jetë më i kërkuari në treg, gjë që i sjellë përfitime enorme.

Të ardhurat e tij janë shtatë fish më të mëdha se rroga mesatare në Britani të Madhe që është rreth 30 mijë euro në vit.

Babai i një fëmije 13-vjeçar, nuk thotë se ka ndonjë sekret suksesi, por se është shumë më i shpejtë se rivalët e tij dhe ka pasur fat. /Telegrafi/