Telegrafi

Njihuni me “Herkulin” iranian, që me muskujt gjigant ka fituar zemrat e 59 mijë ndjekësve në Instagram (Foto/Video)

Peshëngritësi iranian, ka befasuar përdoruesit e rrjeteve sociale me madhësinë absolute të fizikut të tij.

Sajad Gharibi 24-vjeç i njohur si Herkuli persian, peshon plotë 155 kilogramë dhe e gjithë kjo peshë është pothuajse muskuj dhe fare pak yndyrë (celulit), transmeton Telegrafi.

Me pamjen e karakterit të filmit Hulk, ky djalosh ka arritur të mbledh mbi 59.000 ndjekës në Instagram, dhe pretendon se mund të ngrit pesha të barabarta me peshën e dy elefantëve të vogël. /Telegrafi/