Laurene Powell Jobs nuk është vetëm e veja e njërit prej themeluesve të ‘Apple’ – Steve Jobs-it – ajo është një biznesmene e kompletuar, filantrope dorëlirë dhe njëra nga pesëdhjetë personat më të pasur në botë.
Pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 2011, Powell Jobs e kishte trashëguar pasurinë e tij – aksionet e ‘Apple’ dhe ‘Disney’ – që kanë vlerë prej rreth 13.1 miliardë eurosh.
Përkundër faktit që ajo vazhdon ta ruajë privatësinë e jetës së saj private dhe marrëdhënien që ka pasur me bashkëshortin e saj, tashmë të ndjerë, Powell Jobs haptazi ka diskutuar aventurat e aj në biznes dhe qëllimet e saj filantropike.
Ajo ishte lindur në vitin 1963, nëna e saj kishte qenë mësuese ndërsa babai i saj pilot marine.
Babai i saj kishte vdekur në një aksident me aeroplan kur ajo ishte trevjeçare dhe nëna e saj më vonë ishte martuar përsëri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çifti ka sjellë në jetë tre fëmijë
Pasi kishte diplomuar në fushën e biznesit dhe të ekonomisë në Universitetin e Pensilvanisë, Powell Jobs kishte punuar në ‘Wall Street’ për ‘Merrill Lynch’ dhe ‘Goldman Sachs’, para se të fillonte ‘aventurën’ e saj në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Stenfordit në vitin 1989.
Pikërisht gjatë studimeve të saj në Stenford ajo ishte njoftuar me Steve Jobs-in.
Çifti fillimisht ishin ulur afër në një ligjëratë dhe pasi ishin njoftuar, Jobs e kishte ftuar Powell-in, që ishte e re në moshë, për darkë, ftesë të cilën ajo e kishte pranuar dhe aty kishte filluar gjithçka.
Çifti ishte martuar në mars të vitit 1991 në Hotelin ‘Ahwahnee’.
Ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë: Reed-in, Erin-in dhe Eve-n. Më e vogla, Eve, do të shkojë në kolegj në vjeshtë, duke e lënë të vetmuar nënën e saj.
Mirëpo, Powell Jobs ka shumë angazhime të tjera, andaj edhe nuk do të ndihet e vetmuar.
“Kam më shumë kohë për të punuar. Kur fëmijët janë të angazhuar në punë të ndryshme, automatikisht të shtohen 20 deri në 30 orë në javë”, ka thënë ajo për revistën ‘Vogue’.
Kur Jobs kishte vdekur nga kanceri në vitin 2011, gruaja e tij kishte trashëguar 5.5 milionë aksione në ‘Apple’ dhe 7.3 për qind të aksioneve në Kompaninë ‘Walt Disney’, pasuri kjo që e kishte bërë atë miliardere. Me një pasuri të përgjithshme prej 13.1 miliardë eurosh, Powell Jobs është femra e katërt më e pasur në botë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Powell Jobs asnjëherë nuk kishte qëndruar pasive
Vlera e aksioneve të saj në ‘Disney’ është trefishuar që prej vdekjes së bashkëshortit të saj dhe përbën pjesën më zëmadhe të pasurisë së Powell Jobs-it, meqë edhe është aksionarja më e madhe individuale në këtë kompani. Përkundër faktit që ishte martuar me njërin prej njerëzve më me ndikim në Luginën e Silikonit, Powell Jobs asnjëherë nuk kishte qëndruar pasive, për t’u varur vetëm nga bashkëshorti i saj.
Ajo vazhdimisht është marrë me aktivitete, që në masë të madhe kanë pasur të bëjnë me bamirësi.
Shqetësimi i saj kryesor në këto ditë duket të jetë drejtimi i mirëfilltë i pasurisë që i është lënë nga bashkëshorti, gjë të cilën e thonë edhe shumica e bashkëpunëtorëve të saj, që e kanë përshkruar Powell Jobs-in si një grua shumë të kujdesshme e punëtore, që kërkon më të mirën për të gjithë.