Site icon Telegrafi

Njihuni me gruan që në moshën 55-vjeçe arriti të transformoj rrënjësisht linjat trupore, duke e shndërruar barkun me yndyrë në muskuj (Foto)

Një grua e njohur për suksesin e saj në biznes, ka arritur të transformojë rrënjësisht linjat e saj trupore, duke shndërruar barkun plot yndyrë në muskuj.

Edhe pse 55-vjeçe, Angela Middleton nga Kenti i Anglisë, nuk e frikësoi ky fakt që për plot 12 muaj të punojë shumë që të arrij misionin e saj, transmeton Telegrafi.

“Vendosmëria ime për të ndryshuar tregon se transformimi i trupit është i mundshëm, edhe nëse keni një orar të ngjeshur me angazhime profesionale apo private. Kur kam mundur unë ta arrijë, atëherë këtë do ta arrini edhe ju”, ka deklaruar Middleton.

CEO dhe themeluesja e kompanisë MiddletonMurray, ka pranuar se ushtrimet në palestër përveç se i kanë ndihmuar në formimin e muskujve dhe linjave të përkryera trupore, gjithashtu i kanë ndihmuar të ketë kondicion që gjatë ditës të arrij të kryej me sukses marrëveshjet në biznesin e saj.

Por, për t’i arritur të gjitha këto ajo i është nënshtruar një regjimi të rreptë, ndryshe i njohur si programi për humbjen e masës yndyrore që viteve të fundit aplikohet në vendet e zhvilluara.

“Çdo ditë ushtroja në palestër dhe konsumoja produkte të shëndetshme. Por nuk ishin vetëm këto, pasi më është dashur të heq dorë edhe nga shumë pije të cilat më herë i konsumoja në masë të madhe”, ka deklaruar Middleton.

Ajo sot duket si një vajzë 30-vjeçe dhe pakkush beson se ajo është 55-vjeçare, pasi transformimi i trupit e ka bërë atë të duket shumë më e re. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version