Site icon Telegrafi

Njihuni me gruan që ka arritur të humb 61 kilogramë duke konsumuar vetëm një produkt, tani po habit të gjithë me linjat trupore (Foto)

Siobhan Thornton 23-vjeçe, nënë e një vajze trevjeçare, kishte lexuar se qaji i gjelbër mund ta përshpejtoj metabolizmin dhe kështu menjëherë filloi ta pijë.

Siobhan dikur i kishte 111 kilogramë, dhe si rezultat i kësaj ishte ndarë nga bashkëshorti dhe ishte në prag të depresionit dhe diabetit, transmeton Telegrafi.

E gjithë çfarë bënte gjatë gjithë ditës për ta luftuar depresionin ishte se hante ushqim të shpejtë, qëndronte vetëm e shtrirë dhe konsumonte në masë të madhe çokollatën.

Por, pasi u informua lidhur me efektet e çajit të gjelbër, vendosi t’i konsumojë nga dy filxhanë në ditë dhe u befasua me veten kur pa se sa shumë filloi të dobësohet.

Lexo po ashtu Pasi humbi punën dhe të dashurën, fitoi 195 kilogramë - sot është trajner fitnesi dhe të gjithë ia kanë lakmi për muskujt (Foto/Video)

“Jam e bindur se 20 kilogramët e parë i kamë hequr vetëm duke përdorur qaj të gjelbër. Metabolizmi më është përshpejtuar”, ka deklaruar Siobhan.

“Beli filloi të më dobësohet dhe atë pa bërë as edhe një ushtrim. Është e pabesueshme se si qaji i gjelbër ka efekte të mira dhe kushton shumë lirë”, ka shtuar Siobhan e cila tani peshon vetëm 50 kilogramë.

Ajo ka pranuar se më në fund i është rikthyer vetëbesimi dhe kjo është shumë e rëndësishme për të, për faktin se është një nënë e re beqare. /Telegrafi/

Exit mobile version