Site icon Telegrafi

Njihuni me gruan që do bëhej ”kurban” kundër shqiptarëve (Video)

Kriza në Maqedoni ka nxitur qytetarët që të nxjerrin në pah urrejtjet kundër popullit tjetër duke dhënë deklarata të ashpra për njëri tjetrin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nuk kanë munguar edhe gjuha e urrejtjes dhe sharjet për shqiptarët nga pjesmarrësit e protestave e organizuar nga lëvizja ”Për Maqedoni të përbashkët”.

Një grua, pjesmarrëse aktive në këto protesta ka thënë ”Nëse duhet, do të bëhem unë kurban që mos të kalojë deklarata e partive shqiptare që është shkruar në Tiranë, kundër shtetit tonë”

Protestat e njejta janë në ditën e 47 dhe vazhdojnë të jenë shqetësim edhe për partitë, por edhe për faktorin ndërkombëtar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YXkqzaGJwfk

Exit mobile version