Vicki Lowing është një grua e cila jo që ka dashuri të madhe për krokodilët, por ajo gjithçka që ka brenda shtëpisë i ndanë me pesë krokodilë që konsiderohet si njëra nga speciet më të rrezikshme.
Ajo mbanë pesë reptilë brenda shtëpisë tredhomëshe në periferi të Melbourne në Rockbank, transmeton Telegrafi.
Dashuria për krokodilët i kishte lindur 22-vite më parë kur gjeti krokodilin e parë Johnnie të braktisur para derës së shtëpisë së saj. Sot 60-vjeçarja thotë se nuk mund ta imagjinoj jetën pa ata.
Asaj i duhet të zgjohet herët në mëngjes për t’i ushqyer dhe nxjerr për shëtitje, duke i trajtuar si kafshë shtëpiake.
“Edhe nëse kërkojnë ushqim në 2 apo 3 të mëngjesit, unë ngritem pa problem dhe u përgatis diçka”. Ka deklaruar Loëing. /Telegrafi/