Ri Sol Ju, bashkëshortja e Kim Jong-un ishte zhdukur në vitin 2012, dhe asokohe spekulohej se ishte shtatzënë.
Por edhe pse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është në fokus të shumë medieve botërore, për bashkëshorten e tij dihet shumë pak, transmeton Telegrafi.
Për të ka aq pak informacione, sa që në internet nuk figuron mosha e saj e vërtetë.
Ri Sol Ju ka lindur mes vitit 1985 dhe 1989. Ajo ishte njoftuar me Kimin në vitin 2009.
Shumë analistë besojnë se edhe emri i saj është njëfarë lloj kodi. Thuhet se babai i saj është profesor kurse nëna gjinekologe, derisa Ri Sol besohet se ka qenë anëtare e orkestrës Uhas.
Madje thuhet se zyrtarët qeveritarë janë duke bërë gjithçka që të “fshijnë” të kaluarën e saj si këngëtare.
Kohë pas kohe ajo zhduket nga ekranet televizive, dhe për këtë njerëzit shpesh fillojnë të pyesin se çfarë ka ndodhur me Ri Sol. Dhe kështu në vitin 2012, filluan të qarkullojnë thashetheme se është shtatzënë.