Një video interesante e postuar në Facebook, shfaq momentin kur një burrë i quajtur Fejzullah Zubaku demonstron aftësitë e rralla në manovrimin e ekskavatorit.
Në video mund të shihet se si gjilanasi ndez telefonin e mençur iPhone, me lugën e ekskavatorit pa e dëmtuar telefonin, transmeton Telegrafi.
Është interesant fakti se me sa precizitet manovron me lugën e ekskavatorit, me të cilën ndez telefonin.
Për më shumë shikoni videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/