Fotografitë e tij janë të jashtëzakonshme, ndonëse ai fotografinë e ka thjeshtë vetëm për hobi. Blerim Bytyçi, nga Prizreni, që nga viti 2008 e deri më tani, i ka realizuar me qindra mijëra fotografi.
Bytyçi ka thënë për Telegrafin se ndonëse profesioni e lidh më një fushë krejt tjetër, ai në çdo moment që i afrohet mundësia për të bërë fotografi, nuk e lëshon rastin.
“E dua shumë natyrën dhe rrjedhimisht edhe fotografitë në natyrë janë më të shpeshta. Nuk e humbas rastin që sa herë që më krijohet mundësia, bëj fotografi”, ka deklaruar ai.
Bytyçi ka sqaruar se rrjetet sociale kanë qenë një dritare e rëndësishme që ai ta promovojë talentin dhe pasionin e tij për fotografinë.
Pasi që edhe @Telegrafisti – hapësira e Telegrafit në Instagram, ka krijuar hapësirë të re për të pasionuarit e fotografive, kjo i ka nxitur fotografët e rinj që t’i dërgojnë fotografitë për publikim, përfshirë edhe prizrenasin Blerim Bytyçi.
Ndryshe, fotografitë e tij mund t’i shihni edhe në faqen e Facebookut, “EksploringKosova”, ku janë të paraqitura një numër i konsiderueshëm i fotografive të 30-vjeçarit nga Prizreni./Telegrafi/
Fotografi e bërë në mengjesin e hershëm, në lartësi prej 2400m pas ecjeve 6-8 orëshe.