Telegrafi

Njihuni me foshnjën më të vogël në botë, kur lindi kishte vetëm 635 gramë – prindërit nuk mund ta mbështjellin me batanije (Video)

Njihuni me foshnjën më të vogël në botë, Rishita e cila ka lindur vetëm 636 gramë në vitin 2015 në një qytet në Indi.

Rishita ishte aq e vogël kur lindi, sa që nuk kanë mundur ta mbështjellin me batanije. Nëna e saj është detyruar 12 javë para kohe ti nënshtrohet prerjes cezariane për ta sjellë në jetë, transmeton Telegrafi.

Por, rrëfimi i saj nuk përfundon këtu. Ajo nuk kishte para për t’i mbuluar shpenzimet e shërbimeve medicinale.

Megjithatë, një ekip i mjekëve kishte vendosur të kujdesen për Rishitën e vogël. Ata i lëshonin muzikë për ta qetësuar, derisa nënat tjera i dhuronin qumështin e gjirit.

Për fat të mirë ajo mbijetoi, por miliona foshnja tjera nuk e kanë pasur të njëjtin fat. Vetëm gjatë vitit 2016, afro 2.6 milionë fëmijë të lindur para kohe kanë vdekur.

Lindjet e parakohshme vijnë si rezultat i komplikimeve gjatë shtatzënisë, si dhe sëmundje tjera. Dhe nëse vazhdon ky trend, afro 30 milionë fëmijë do të vdesin deri në vitin 2030. /Telegrafi/