Telegrafi

Njihuni me femrën që ka gishta të duarve në shputa të këmbëve? (Foto)

Një femër nga Tajvani, i ka postuar në një blog shputat e këmbëve me gishta shumë të gjatë.

Fotografitë me pjesët e këmbëve të femrës që mbetet e identifikuar, janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale në Kinë, meqë duken sikur gishta të duarve në këmbë, transmeton Telegrafi.

Në pamjet që mbajnë titullin ‘gishta aq të gjatë, që nuk mund të krahasohen me të dikujt tjetër”, shihet gisht i dytë që arrin gjatësinë deri në pesë centimetra.

“Jam e gjatë 151 centimetra, ndërsa gishtat e mi janë tepër të gjatë. Sa herë që kam veshur papuçe, njerëzit më kanë shikuar këmbët si një çmenduri”, ka përshkruar ajo në blog pa dhënë detaje tjera. /Telegrafi/