Një femër e cila dikur vuante nga mbipesha dhe ishte e dhënë pas pastave, gjithmonë frikësohej të ulej në divan apo ndonjë karrige për shkak të peshës, por ajo së fundmi ka arritur të humb mbi 56 kilogramë falë varshmërisë nga Instagrami.
Lindsey Awad 25-vjeçe nga Fort Winter Haven, Florida, vazhdimisht kishte fotografuar veten gjatë procesit të dobësimit, me qëllim që ta inspironte veten për të vazhduar këtë mision të shenjtë, transmeton Telegrafi.
Ajo dikur konsumonte në masë të madhe pasta, për të cilat thotë se nuk mund ta imagjinonte jetën pa ato dhe peshonte plotë 125 kilogramë. Por gjatë vitit të kaluar kur vendosi të ndërroi mobilet në shtëpi, mbeti e shokuar kur kuptoi se karriget që i kishte blerë kanë kapacitet t’i rezistojnë peshës maksimale prej 80 kilogramë.
Dhe kështu ajo filloi ta përdorë në masë të madhe rrjetin social Instagram, në të cilin humbte mbi tri orë duke shikuar transformimet e njerëzve që dikur vuanin nga mbipesha.
Me kalimin e kohës, radiologia hapi llogarinë e vet, ku falë fotografive që postonte dhe shfaqte transformimin, fitoi zemrat e 4 mijë ndjekësve të cilët mezi arrinin ta njihnin pasi kishte rënë në peshë.
“Kur fillova të përdori Instagramin, vazhdimisht shikoja profilet e disa vajzave që ishin transformuar dhe ndoshta ato kanë shërbyer si motivim që t’i kthehem palestrës. Me orë të tëra qëndroja pranë kompjuterit dhe sa herë që dekurajohesha hapja profilet e njerëzve që kanë humbur peshë”, ka deklaruar Awad.
Lindsey e kuptoi se kishe ardhur koha të ndryshoi, pasi që mbipesha i shkaktonte probleme edhe në aktivitete seksuale me bashkëshortin Zak 38-vjeç.
“Sa herë që dëshironim të uleshim në karrige qëndronim me frikë se do të rrëzohemi, ndërsa kur shkonim në shtrat nuk mund të bënim asgjë nga mbipesha”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/