Numri i femrave në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë është 8.7% dhe është më i lartë se mesatarja evropiane që është rreth 4%. Ato kanë të drejta të njëjta në afatin e shërbimit vullnetar dhe në studime në Akademinë Ushtarake, nëse i plotësojnë kushtet e vendosura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i femrave që dëshrojnë të shërbejnë në URM ëshë në rritje e sipër si rezultat i interesimit të tyre të shtuar. Ato janë të përfshira edhe në Batalionin e operacioneve speciale, konkretisht te Renxherët që vlejnë si njësia më e përgatitur, si edhe në njësitë mjekësore dhe sanitare, logjistikë dhe financa.
Femrat e URM-së u përfshinë edhe në misionet ndërkombëtare paqëruajtëse si në ISAF në Afganista dhe ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë, me gjithsej 140 femra ushtarake./Telegrafi/