Me 132 dhoma dhe një sipërfaqe 55 mijë metra katrorë, Shtëpia e Bardhë do të mirëpresë presidentin e ardhshëm Donald Trump me familjen e tij.
Trump e ka përmendur shpesh afërsinë që ka me 5 fëmijët e tij, partnerët e tyre e 7 nipërit dhe është i vendosur t’i mbajë pranë vetes.
Ai është gjithashtu presidenti i parë në historinë e SHBA-së që është martuar tre herë dhe është shkurorëzuar dy herë.
Shumë njerëz janë kurioz të dinë kush janë njerëzit që do të jetojnë me të nën të njëjtën çati, atë të Shtëpisë së Bardhë, prandaj është lista e mëposhtme me emrat e tyre, moshën dhe punën që bëjnë, transmeton tema.
Donald Trump, 70 vjeç, sipërmarrës-nga 20 janari president i Amerikës
Melania Trump, 46 vjeçe – Ish-modele, gruaja e Trump
Barron William Trump, 10 vjeç – Nxënës, djali ivogel i Trump
Eric Trump, 32 vjeç – Konsulent
Lara Yunaska Trump (gruaja e Eric), 34 vjeçe – Gazetare
Donald ‘Don’ Trump Jr., 38 vjeç – Biznesmen
Vanessa Haydon Trump, (Gruaja e Donald Jr) 38 vjeçe – Modele, biznesmene, aktore
Kai Trump, 9 vjeç – Student
Donald Trump III, 6 vjeç
Ivanka Trump, 35 vjeçe – Biznesmene
Jared Kushner, (burri i Ivankes) 35 vjeç – Sipërmarrës pronash
Tiffany Trump, 23 vjeçe – Modele, stiliste.