Në një program të përgatitur nga A1on me titullin ”Të trijat” përshkruhet rrugëtimi i Katica Janevës si kryeprokurore, Fatime Fetait si prokurore dhe Lençe Ristovskës, deri tek epiteti ”tre gratë më të fuqishme në Maqedoni”.
Prokurorja sharmante Fatime Fetai tregon pak për familjen, për burrin dhe dy djemtë dhe për rrugëtimin e saj deri tek ky pozicion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fetai thotë se nuk ka qejf shumë të fotografohet pasi mendon se nuk është fotogjenike kurse për vendimin që të nis me punë në Prokurorinë Speciale Publike thotë se e kanë mbështetur edhe burri edhe babai. Vjehrri i saj ka qenë i frikuar nga lëndët dhe rrezikshmëria e punës së re.
Nga ana tjetër edhe Lençe Ristoska tregon se si ka nisur në punë në PSP.
Katica Janeva thotë se është rëndë por misioni dhe qëllimi i arsyetojnë rrugët e nisura. /Telegrafi/