Site icon Telegrafi

Njihuni me drurin më të gjerë në botë që duket si një pyll (Foto)

Në kopshtin botanik, “Acharya Jagadish Chandra Bose”, në Kolkata të Indisë, ndodhet druri më i gjerë në botë, që ka 2.880 rrënjë që dalin nga toka e që në shikim të parë, duket sikur të ishte fjala për një pyll të tërë dhe jo për një pemë të vetme.

Druri i madh i llojit banyan (Ficus Benghalensis) është i vjetër 250 vjet, ndërsa mbulon 14.500 metra katror të sipërfaqes së tokës.

Pasi ishte sulmuar nga parazitët, në shekullin e 19-të, maja e këtij druri, e gjerë 15.7 metra ishte hequr në tërësi, por fatmirësisht rrënjët e tij kishin mbetur të paprekur.

Rreth këtij druri gjigant është ndërtuar edhe një rrugë me gjatësi 330 metra, në mënyrë që vizitorët të mund të sodisin këtë mrekulli natyrore pa e dëmtuar atë.

Sidoqoftë, me kalimin e viteve ky dru vazhdoi të zgjerohet, prandaj edhe rruga tashmë është përpirë brenda degëve të tij dhe kufiri i ekspansionit vazhdon të rritet nga dita në ditë, transmeton Noa.al. /Telegrafi/

Exit mobile version