Pasi t’i shtoni këtë përbërës çokollatës së shkrirë, nuk do të ketë më kthim pas!
Me ardhjen e ditëve të zymta, njerëzit shpesh i mbërthen një lloj melankolie falë shiut e të ftohtit dhe mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjendje, shpesh është një çokollatë e ngrohtë.
Por, së fundmi blogeret e ushqimit kanë gjetur mënyrën për ta bërë edhe më interesante pijen e ëmbël, duke i shtuar asaj verë të kuqe.
Po, po, e lexuat mirë! Çokollatë e ngrohtë me qumësht dhe me verë të kuqe.
Kjo përzierje është bërë edhe fiksimi më i ri i rrjeteve sociale, teksa përdoruesit janë bërë edhe më kreativë duke shtuar copëza çokollate të zezë e të tjerë përbërës.
Jeni gati ta provoni?
Burimi: The Kitchn