Telegrafi

Njihuni me drejtorët e DSK-së dhe BSP-së në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka publikuar emërimet e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Byrosë për Siguri Publike në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kush është Goran Nikollovski, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK)?
Ka të kryer fakultetin e sigurisë dhe nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka punuar si i punësuar operativ në DSK.
Pastaj, për një vit të plotë ka punuar si kryeshef në DSK.
Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka qenë drejtor i departamentit për kundërzbulim.
Nga viti 2001 deri në vitin 2013 ka qenë përgjegjës për sektorin e kundërterrorizmit.
Nga viti 2013-2015 ka qenë ndihmës drejtor i kundërzbulimit në DSK.
Ndërkohë, ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare për përgatitje profesionale, njofton Makfax.

Kush është Lazo Velkovski, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP)?
Nga viti 1991 ka punuar në MPB. Për 26 vjet ka punuar si ushtrues të disa pozicioneve publike në ministri dhe në DSK.
Ka ushtruar detyra edhe nëpër stacione policore nëpër tërë Maqedoninë duke shërbyer edhe si shef i uniformave, policia rrugore.
Në Kundërzbulim ka punuar që nga viti 2004. Në vitin 2002 ka qenë anëtar në sektorin e veçantë të MPB-së për veprim në raste të rënda dhe ku duhet shpejtë të veprohet./Telegrafi/