Një kolumbian është shpëtuar, pasi ka mbijetuar për dy muaj në mes të Paqësorit duke u ushqyer me peshk dhe pulëbardha, kanë bërë të ditur rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara.
Ai u ka thënë autoriteteve amerikane, se për më shumë se dy muaj kishte lundruar me anije së bashku me tre udhëtarë tjerë nga Kolumbia, por pasi u godit nga rrymat e oqeanit, motori i anijes shtatë metra është prishur, transmeton Telegrafi.
Ai tha se tre bashkudhëtarët e tij kanë vdekur, por se trupat e tyre nuk ishin në anije. Prishja e motorit kishte ndodhur në një hapësirë të Oqeanit Paqësor, që ndryshe njihet si një territor që rrallë herë kalojnë anijet.
Kolumbiani 29-vjeç është shpëtuar nga një anije tregtare panameze rreth 3.000 milje në juglindje të Havait, ku më pas është dorëzuar tek rojet bregdetare të cilët e kishin sjellë në kryeqytetin e Havait, Honolulu.
Rojet bregdetare kanë bërë të ditur, se nuk do të fillojnë hetimet lidhur me këtë rast. /Telegrafi/