Adoleshenti me ‘bishtin’ 20 centimetra të gjatë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për ta larguar përfundimisht pjesën që e kompleksonte.
‘Bishti’ në shpinën e adoleshentit nga India kishte filluar të rritet vetëm pasi ai mbushi 14 vjet, transmeton Telegrafi.
Por gjatë katër viteve të fundit, ‘bishti’ i është rritur për 20 centimetra indianit që tani i ka 18 vjet.
Mjekët besojnë se rasti i tij kërkon shqyrtim të thellë, pasi ‘bishti’ i tij mund të jetë më i gjati që ndonjëherë njeh mjekësia, derisa deri vonë bishti më i gjatë në botë në trupin e një njeriu është cilësuar ai prej 16 centimetra.
Familja e djaloshit që deri më tani ishin skeptik rreth ndërhyrjes kirurgjikale, më në fund kanë vendosur ta heqin ‘bishtin’ nga shpina e të birit të tyre.
Mjekët kanë bërë të ditur se “bishti’ i djaloshit kishte filluar të zhvillohet qysh kur ishte në barkun e nënës, si rezultat i deformimi nervor. /Telegrafi/