Telegrafi

Njihuni me çmimet e serisë së re Samsung Galaxy S24

Samsung ka prezantuar zyrtarisht serinë e telefonave inteligjentë S24, hap ky që cilësohet si epokë e re e pajisjeve me Inteligjencë Artificiale (Al).

S24 erdhi me një sërë veçorish të cilat e transformojnë si pajisje dhe e dallojnë prej modeleve të tjera, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Samsung po prezanton telefonin e ri Galaxy S24

I mundësuar nga çipi Snapdragon 8 Gen 3, Samsung Galaxy s24 është prodhimi i parë Galaxy me kornizë titani.

Me një ekran prej 6,8 inç, dhe shkëlqim prej 2,600 nits, kjo seri thuhet të jetë mjaft rezistente ndaj gërvishtjeve.

Lexo po ashtu Samsung prezantoi serinë S24 - këto janë karakteristikat kryesore të telefonit me Inteligjencë Artificiale

Bëhet e ditur se, porositë e para do të fillojnë sot, çmimi i të cilave varion nga lloji.

Galaxy S24 i rregullt fillon me 799 dollarë (735 euro), Galaxy S24 Plus – 999 dollarë (919 euro), dhe Galaxy Tab S24 Ultra – 1299 dollarë (1195 euro). /Telegrafi/