Lin Ju dhe Deng Jang janë martuar në vitin 2010, por prej atëherë ata nuk kanë mundur të bëjnë seks për shkak të mbipeshës që u shkaktonte problem.
Ky çift i çuditshëm së bashku i kanë plot 400 kilogramë. Por ata asnjëherë nuk kishin pasur kujdes kur ishte në pyetje ushqimi, transmeton Telegrafi.
“Kemi ngrënë dhe pirë shumë dhe brenda një kohe të shkurtër jemi trashur tepër”, ka deklaruar Deng.
Megjithatë, dyshja tani dëshirojnë të krijojnë familjen e tyre dhe janë të bindur që nëse arrijnë të humbin gjysmën e peshës së fituar, do të kenë mundësi të realizojnë ëndrrën e kamotshme.
Që të dy i janë nënshtruar tretmanit medicinal që nënkupton ushqim pa yndyra dhe ushtrime intensive, si dhe metodën tradicionale kineze me zjarr dhe masazh që ndihmon në heqjen e peshës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MlMnQKs1d7U