Një çift me mbipeshë ka arritur të humb së bashku 143 kilogramë për të realizuar ëndrrën e kamotshme, dhe kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.
Kelly Havel 24-vjeçe nga Gerberi i Kalifornisë peshonte 165 kilogramë kur u diagnostifikua me sindromën (PCOS), një sëmundje që i shkakton mbipeshën dhe probleme që të mbetet shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Asokohe mjekët e kishin paralajmëruar “se ekzistojnë gjasa të vogla” që ajo të mbetet shtatzënë, por edhe nëse mbetet shtatzënë rrezikon të abortojë.
Por, Kelly ishte e vendosur që të bëhet nënë, dhe kështu mjekët e këshilluan që të dobësohet nëse dëshiron që t’i rriten gjasat për të mbetur shtatzënë.
Kështu ajo hoqi dorë nga ushqimi i yndyrshëm dhe çokollatat, dhe iu nënshtruar dietave strikte dhe pesë herë në ditë ushtronte në palestër.
Por ky mund i është shpaguar kur ajo arriti pas disa muajve të humb 88 kilogramë.
Ndërkaq bashkëshorti i saj Justin 28-vjeç, ishte inspiruar nga bashkëshortja e saj me arritjet që i kishte bërë, dhe kështu edhe ai iu nënshtruar një diete strikte, duke arritur të humb 60 kilogramë.
Në total, dyshja arritën në total të humbin 143 kilogramë, dhe pas disa muajve Kelly arriti të mbetet shtatzënë dhe para katër muajve i uruan mirëseardhjen në këtë botë fëmijës McKena Rafe. /Telegrafi/