Jack Morris 26-vjeç dhe e dashura e tij Lauren Bullen 24-vjeçe, janë takuar në shkurt të vitit të kaluar derisa të dy ishin për pushime në Fixhi, kurse sot nga udhëtimet e tyre kanë arritur të fillojnë një biznes profitabil.
Prej atij momenti kur janë takuar për herë të parë ata udhëtojnë nëpër botë, kurse me kalimin e muajve janë bërë blogerë të njohur turistik, të cilët brenda një viti kanë vizituar 45 vende, transmeton Telegrafi.
Jack nga Manchesteri i Anglisë dhe e dashura e tij nga Australia, fillimisht udhëtonin vetëm sa për t’u argëtuar, por ky çift i ri tani fitojnë para të majme me shkrepjen e një fotografie.
Në blogun e tyre “Do You Travel”, ata kanë shkruar se për një fotografi të mirë nevojitet durim.
“Shumicën e fotografive i kemi realizuar pas lindjes së diellit herët në mëngjes, sepse atëherë në vendet më të mira nuk ka edhe aq shumë turistë, derisa në po të njëjtat vende gjatë ditës nuk mund të shikoni asgjë nga numri i madh i turistëve”, ka deklaruar Jack.
Ai shtoi se vazhdimisht mundohet t’i shmang filtrat e Instagramit për realizimin e fotografive, pasi çdo fotografi që e poston nuk është e edituar dhe ndoshta kjo sipas tij e bën të duket më origjinal.
Jack ishte një ish pastrues i tepihëve i cili dikur jetonte si një i pastrehë, derisa Lauren ishte zhvendosur në Bali në vitin 2016, transmeton Telegrafi.
Ai dhe Lauren (ndryshe të njohur si Gupsea Lust) i shkrepin fotografitë pa ndihmën e askujt, ndërsa në të gjitha imazhet që shfaqen bashkë, i realizojnë përmes timingut (programimit) të telefonit.
Falë miliona ndjekësve që i kanë në Instagram, ky çift i ri fitojnë mjaft shumë. Revista Cosmopolitan, së fundmi ka shkruar se Lauren nuk publikon kurrfarë fotografie të sponsorizuar pa ia deponuar tre mijë dollarë, kurse shumën më të madhe që e ka fituar Jack nga një fotografi janë 9 mijë dollarë, derisa Lauren plot 7.500.
Për këtë arsye, ky çift këshillojnë përdoruesit e rrjeteve sociale si mund të fitojnë 12 mijë dollarë, vetëm me shkrepjen e një fotografie.
“Dikur kam realizuar një reklamë për një kompani të telefonave, ku udhëtova drejt një destinacioni të caktuar, shkrepa një fotografi, dhe e gjitha çfarë më është nevojitur ishte të postoja pesë fotografi në Instagram, dhe të fitojë 35 mijë dollarë”, ka shtuar Jack.
Në anën tjetër Loren brenda nëntë muajve në lidhje me Jack ka fituar gjysmë milioni dollarë dhe i ka 700 mijë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/