Site icon Telegrafi

Njihuni me çelësin e Bugatti Chiron që kushton hiq më pak se 500 mijë euro

Një çelës që kushton më shumë se shumë e shumë supervetura është ai i një Bugatti Chiron.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është çelësi i superveturës Bugatti Chiron, i cili është i stolisur nga kompania Awain dhe vlen hiq më pak se 500,000 euro.

Për të justifikuar çmimin e lartë, thuhet se kompania dekoroi çelësin me 34.5 karatë diamante, 175 gramë ari 18 karatë dhe gurë të çmuar të tjerë.

Veç këtyre, bëhet e ditur se pjesa qendrore është prej lëkure.

Çelësi thuhet se u zbulua nga influencuesi i mirënjohur nga industria e automjeteve dhe blogeri britanik Shmee, i cili gjithashtu kishte një çelës të Quantum në duar që kushtonte 49,000 euro i cili përmban 175 gram ari dhe 3.6 karatë diamante.

Shmee “trajtoi” me kujdes çelësin e Awain, duke e mbajtur me të dy duart, ndërsa ka treguar se si ai e bën hapjen e Chiron. /Telegrafi/

Exit mobile version