Vetura e tipit Jeep ka sfiduar ligjin e gravitetit, duke arritur të ngjitet në maje të një shkëmbi pothuajse vertikal.
Videoja mbresëlënëse e publikuar më poshtë, shfaq veturën që bën tërheqje me të katër rrotat (4×4), duke sfiduar kështu ligjin e gravitetit dhe ngjitur shkëmbit 90 shkallë, transmeton Telegrafi.
Jeep shihet duke u ngjitur murit shkëmbor në parkun Sand Hollow në Utah. Ajo ngjitet ngadalë dhe disi arrin në maje të shkëmbit.
Chuck Converse, 35-vjeç, ishte shoferi që qëndroi prapa timonit të Jeep Wrangler prodhim i vitit 2006, dhe këtë gjë e arriti gjatë një pasdite të 20 janarit.
“Nuk jam frikësuar aspak, e kam bërë disa herë më parë, edhe pse është një tentim shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Chuck.
Ai e ka “pagëzuar” veturën e tij me të cilën u ngjit nëpër mur “Project Total Loss” të cilën e rindërtoi pasi iu shkatërruar në një aksident trafiku.
Videoja deri më tani është shikuar nga 600 mijë persona në profilin e Chuckut në Instagram. /Telegrafi/