Telegrafi

Njihuni me burrin që në vend të ujit pi detergjent të lëngshëm (Foto)

Një burrë pretendon se po e ka të vështirë të gjej partnerin e jetës, për shkak të varësisë nga detergjentet e lëngshëm, pa të cilët thotë se nuk mund të jetojë.

Zhang Yue 31-vjeç, i cili vuan nga një çrregullim i njohur si “pica”, ka pranuar haptazi se dashuria për detergjentet e lëngshëm, sapunët dhe shamponët, i ka lindur në vitin 2012, transmeton Telegrafi.

Por kjo dashuri për detergjentet filloi të rritet me kalimin e viteve, sa që çdo ditë e pinë nga një gjysmë shishe.

“Pica” është një çrregullim që domosodoshmërisht detyron persona të konsumojnë sende me pak ose aspak vlera ushqyese, siç janë: ngjyra, gurët, xhamat dhe në këtë rast detergjenti.

Mjekët i kanë thënë këtij burri nga qyteti Chongqing i Kinës, se kjo gjendje zakonisht prek fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna.

Zhang thotë se i është nënshtruar testeve të ndryshme mjekësore, por mjekët nuk kanë arritur të zbulojnë çfarëdo anomalie fizike qoftë në trup apo në tru. /Telegrafi/