Site icon Telegrafi

Njihuni me burrin që ka shpikur pajisjen, që përmes ujit e vë në funksion motorin e veturës (Foto/Video)

Shpikësi filipinas Noli Dazo, ka arritur të fitoj epitetin e “Shpikësit të mrekullueshëm të Filipineve”, dhe atë për një arsye shumë të mirë.

Përveç kësaj, ky djalosh ka krijuar diçka që ndoshta me siguri do të përfitojë edhe vendi i tij apo ndoshta edhe kombet tjera në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për shpikjen e quajtur “Dazo hidrogjen-ujë-benzinë”, pajisje kjo që shfrytëzon ujin në vend të benzinës apo naftës për të ndezur motorin e veturës, motoçikletës dhe gjitha llojet tjera të veturave.

Shpikja e Dazzos është parë nga shumë njerëz si një zgjidhje e shkëlqyer, duke marrë parasysh koston e lartë të produkteve të karburanteve. Natyrisht se mundësitë janë vërtetë të pafundme në veçanti nëse arrin të marrë mbështetjen që e meriton plotësisht.

Dazo ka diplomuar në Universitetin e Nevadas, në fushën e inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike. Në videon e postuar më poshtë, ai dëgjohet duke thënë se shpreson që shpikja e tij do të ketë ndikim pozitiv në Filipine, pasi që triciklat janë llojet më të zakonshme të transportit publik në këtë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version