Ed Palkot i ka 103 vjet dhe të martën ka shfrytëzuar për të 21-të herë, të drejtën që të votojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Palkot një patriot i madh ka bindur edhe të birin e tij, një gazetar që merret me rrëfime të ndryshme nga Iraku, që të kthehet në vendlindje për të votuar, transmeton Telegrafi.
“Më ka thënë se sapo ishte kthyer nga vendvotimi. Për ta konfirmuar këtë, babai im ka votuar për herën e 21-të në zgjedhjet presidenciale, ku për herë të parë votoi në vitin 1936 kur ishte vetëm 23 vjet”, ka deklaruar i biri i Edit.
Besohet se në shtëpinë e tij tradicionalisht është votuar për Republikanët.
“Kennedy gjithmonë kanë qenë të popullarizuar në shtëpinë tonë. Ende i kujtohet kur ka votuar për Roosevelt-in.. Në vitin 1928, ishte vetëm 15 vjeq dhe për këtë nuk ka mundur të votoj, por ka marrë pjesë në fushatën e kandidatit Demokrat Al Smith”, shtoi i biri i tij. /Telegrafi/