Site icon Telegrafi

Njihuni me “Burrat e Lulëzuar” të Arabisë Saudite (Foto)

Në Jizan dhe Asir, krahinat jugore të Arabisë Saudite, jetojnë “Burrat e Lulëzuar”.

Për shekuj me radhë, këta pasardhës të fiseve të lashta Tihama dhe Asir kanë qenë të njohur për mbajtjen e luleve të gjalla në kokë.

Ata jetonin plotësisht të izoluar deri 20 vjet më parë; fshatrat e tyre nuk kishin rrymë e as rrugë të asfaltuara dhe ata jetonin sipas ligjit tradicional fisnor.

Madje, siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, edhe sot, “Burrat e Lulëzuar” nuk ishin të gatshëm që të fotografoheshin apo edhe të takonin të huaj.

Ata e “shijojnë” mënyrën e tyre paqësore të jetës dhe hapësirën autonome që u jepet atyre.

Siç thuhet tutje, ata janë fiset e vetme në Arabinë Saudite të cilëve u lejohet të rriten dhe të konsumojnë khat, një drogë stimuluese. Zotërimi i drogës dënohet me dënimin me vdekje në mbretëri.

Komuniteti është i përhapur në të gjithë kufirin në Jemen, një vend që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po kryen disa sulme ajrore. /Telegrafi/

(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
(Foto: Eric Lafforgue/Al Jazeera)
Exit mobile version