Telegrafi

Njihuni me binjaket identike 100-vjeçare që nuk janë ndarë asnjëherë (Foto)

Binjaket identike të cilat nuk janë ndarë asnjëherë nga njëra-tjetra kanë festuar 100-vjetorin e lindjes.

Pas një shekulli të pandara, Mary Belle Roach dhe Mae Belle Powell nga Symsonia, Kentucky ende vishen njësoj, mbajnë të njëjtin model flokësh dhe jetojnë të dyja në shtëpinë e tyre të fëmijërisë.

Madje, shpesh flenë edhe në të njëjtin shtrat, kur ndonjëra prej tyre ka frikë në mes të natës.

“Jemi gjatë gjithë kohës bashkë, nuk jemi ndarë asnjë moment”, thotë Mary.

Motrat kanë lindur në Symsonia, më 25 mars 1916 në me të Luftës së Parë Botërore. Ato ishin adoleshente gjatë Depresionit të Madh.

Mary dhe Mae Belle zgjodhën gjithashtu të njëjtin profesion. Pasi u martuan me dy shokë të ngushtë që ishin rritur së bashku, të dyja nisën të jepnin mësim në shkollën fillore Symsonia.

Por burrat e tyre u rekrutuan në Luftën e Dytë Botërore, ndaj ato u shpërngulën në Detroit ku punuan në fermë, transmeton gsh.

Kur lufta mbaroi dhe burrat e tyre u kthen, dy çiftet blenë nga një motor dhe i ranë vendit rreth e përqark duke vizituar më tepër se 50 shtete. Sot, edhe pse 100-vjeçare, binjaket, të dyja vejusha, vijojnë të jenë shumë aktive.