Motrat shtatë vjeçe Pin dhe Pan nga Tajlanda, që nga lindja e tyre shfrytëzojnë të njëjtat këmbë, por jo edhe kokën dhe duart.
Binjakët e ngjitura në bel janë të vendosura të mos jetojnë të ndara – edhe nëse një gjë e tillë është e mundur falë ndërhyrjes kirurgjikale, transmeton Telegrafi.
Pin kontrollon njërën këmbë kurse tjetrën Pan, dhe falë përkushtimit të tyre ato kanë mësuar të ecin, vishen dhe të ngasin triçiklin e tyre.
Binjaket jetojnë në Nakhon Sawan, rreth 250 kilometra në veri të Bangkokut me gjyshërit e tyre, të cilët i përshkruajnë mbesat e tyre si “fëmijë normal dhe të lumtur”.
“Atyre u pëlqen të këndojnë, hanë akullore, të ndihmojnë njëra-tjetrën për t’u veshur”, ka deklaruar gjyshi i tyre, Noknoi Pongchumnan.
Pin dhe Pan kanë perfeksionuar artin e ecjes dhe ngasjes së triçiklit, dhe pa ndihmën e askujt mund të ngjitën shkallëve. /Telegrafi/