Rrjetet sociale shpesh përdoren edhe nga artistë që duan ta ndajnë krijimtarinë e tyre me të tjerët.
Shumëllojshmëria e veprave artistike duke përdorur teknika të ndryshme me të vërtetë është magjepësëse.
Së fundmi, një artiste e quajtur Divya Baid i ka mahnitur përdoruesit e Instagramit me veprën e saj 3D.
Talenti i Baid qëndron në krijimin e imazheve të ndërlikuara duke përdorur teknikën Rangoli.
Videoja e shpërndarë në rrjete sociale e shfaq atë duke vizatuar atë që në fillim duket si qilim i zakonshëm. Megjithatë, më vonë imazhi i nënshtrohet një transformimi mbresëlënës.
Këto pamje kanë mbledhur afro 50 milionë shikime dhe mbi 13 milionë pëlqime, duke lënë të habitur përdoruesit e internetit nga aftësitë artistike të Baid. /Telegrafi/