Telegrafi

Njihuni me armën laserike që për pak sekonda shpon çelikun (Video)

Kur Drake Anthony ndërtoi vitin e kaluar një armë laserike prej 40 watt, e gjithë botë u habit me talentin e tij të rrallë, por duket se ky sukses nuk e kënaqi edhe aq shumë atë i cili ia kishte mësyrë të krijoi diçka edhe më të fuqishme.

Ai këto ditë ka prezantuar armën tjetër lazerike e cila është katër herë më e fuqishme (200 watt)sesa ajo që kishte ndërtuar vitin e kaluar, dhe që mundet brenda pak sekondave të shpojë çelikun, djeg drurin e trashë dhe gjësende tjera të forta, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si Anthony demonstron fuqinë laserike të armës së tij më të re, për të cilën thotë se do ta ndërroi botën për të mirë. /Telegrafi/