Site icon Telegrafi

Njihuni me anijen më të madhe në botë e cila është sa katër fusha futbolli (Foto)

Anija më e madhe në botë e quajtur “Harmony of the Seas”, e gjatë sa katër fusha futbolli dhe me një kapacitet maksimal prej 6.780 pasagjerë, ka ankoruar në Southampton të Anglisë, për përgatitjet e fundit para se të filloj udhëtimin e saj të parë.

Një turmë e vogël e adhuruesve të këtyre anijeve gjigante i kanë uruar mirëseardhje anijes “Harmony of the Seas”, e cila kap vlerën prej 800 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Me një ekuipazh prej 2,100 personave nga 77 vende të botës, “ky qytet lundrues” krenohet me shtatë “lagjet” e saj, 23 pishinat, 20 restorantet luksoze, 52 pemët, simuluesit e surfit, banakierët robotë, kazinotë dhe muret për ngjitje.

Harmony of the Seas është e gjatë plotë 365 metra dhe peshon 227.000 ton, dhe konsiderohet anija më e madhe në botë lundruese. Ajo është për 100 më e gjatë sesa anija legjendare Titanic

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version