Gruaja që ka arritur t’i ha më shumë se tre kavanoza me majonezë dhe atë për tre minuta, ka vënë rekordin e ri botëror.
Amerikania Michelle Lesco nga Arizona, SHBA, ka arritur të hajë 2,448 gramë majonezë, më saktësisht tre kavanoza e gjysmë dhe atë për tre minuta, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë Michelle shihet se si me lugë ha majonezë, derisa në orë nuk figuron shifra – 3 minuta.
Michelle thotë se është krenare edhe për disa rekorde tjera siç është ngrënia e hot-dogut pa duar (për 21,60 sekonda).
Por për të gjitha këto aftësitë të ngrënit, ajo thotë se duhet ta falënderojë metabolizmin e “shpejtë”, që i ndihmon ta përpunojë me shpejtësi sasinë e madhe të ushqimit. ./Telegrafi/